Nuk flasin dhe nuk dëgjojnë, vështirë për integrim në shoqëri

29/09/2015 15:20

Në gjithë vendin numërohen rreth 430 persona të cilët nuk flasin dhe nuk dëgjojnë. Një pjesë e madhe e tyre janë të papunë dhe kanë vështirësi të mëdha për t’u arsimuar apo për t’u integruar në shoqëri duke u bërë peshë për familjen.

“Nëse do të shohim arsimin e këtyre personave me aftësi të kufizuar shohim se 56.6% e tyre kanë arsimin bazë, 16.8% arsim të mesmëm, 3.3% me arsim të lartë, dhe 24.3 % nuk e kanë ndjekur asnjëherë shkollën”, thotë Alma Kondi, Unstat.

Gjatë studimit në fshatrat e Fierit, u identifikuan dy vëllezër në moshë madhore të cilët jetonin në kushte të mjerueshme. Ata nuk mund të dëgjonin dhe gjatë viteve kishin humbur edhe shikimin.

“Ata jetonin vetëm në shtëpi të dy, pa asnjë lloj shërbimi. Nga mëngjesi në darkë ata ishin dy vëllezër që nuk dëgjonin, të dy. Më parë ata kishin pasur shikim, po me kalimin e kohës njëri ishte verbëruar plotësisht. Nuk është e lehtë të intervistosh këta persona, është shumë e vështirë, sidomos në pjesën e komunikimit. Është dashur një punë shumë e madhe për të marrë një informacion prej tyre”, tha Florjan Rojba, koordinator i ANAP-it.

Shumë persona janë të paidentifikuar dhe gjatë këtyre viteve nuk i është dhënë ndihma e duhur që ata të arsimohen dhe të jenë të pavarur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA