MF: Po vijojmë dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve

29/09/2015 13:30

Ministria e Financave ka deklaruar këtë të martë se po vijon zbatimin e skemës së shpërndarjes së dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit politikë.

Në një njoftim për shtyp, MF sqaron se në kuadër të kësaj skeme janë miratuar 25 vendime nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që fondi total i miratuar arrin në 52.7 miliardë lekë.

“Numri i ish-të dënuarve të cilëve u është miratuar vlera e dëmshpërblimit financiar është 13 mijë e 167 njësi, ndërsa fondi i aprovuar për vitin 2015 është 2 miliardë lekë”, sqarohet në njoftimin për shtyp.

Në dokumentin zyrtar, lidhur me disa problematika të hasura nga përfituesit sa i takon këstit të katërt dhe atij të pestë, nënvizohet se ato kanë ardhur si pasojë e mungesës së dokumentacionit nga përfituesi.

“Ministria e Financave konfirmon se gjatë këtij viti është paguar kësti i pestë për 904 dosje, ndërkohë që kanë mbetur për t’u paguar edhe 1.208 dosje”, vijon njoftimi.

Ministria e Financave fton përfituesit që të konsultojnë faqen e internetit ku jepen sqarimet e nevojshme lidhur me këto problematika dhe të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA