Përpjekjet e qeverisë shqiptare për funksionalizimin e aeroportit të Kukësit kanë ngjallur shpresat e banorëve kuksianë për hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillim të zonës më të varfër në vend.
Sipas tyre, vënia në punë e aeroportit do të ndikonte edhe në zhvillimin e ekonomisë në të dyja anët e kufirit.
“Hapja do të ishte diçka pozitive, pasi do të kishte më shumë punësim. Nuk do të ishte ndihmë vetëm për Kukësin, por edhe për udhëtarët kosovarë”, shprehen banorët.
Qeveria shqiptare bëri të ditur se është pranë marrëveshjes për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare për aeroportin e Rinasit, që do t’i hapnin rrugën fluturimeve nga aeroporti i Kukësit.
Aeroporti u ndërtua gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.
Top Channel