Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Arsimtari”, duke vënë në pranga pesë persona. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se janë sekuestruar dy armë zjarri, fishekë dhe kanabis sativa.
Të arrestuar janë Selman Tafa, 62 vjeç, Avni Murati, 38 vjeç, Sulejman Murati, 53 vjeç.
Në Qerek, pranë Aeroportit”Nënë Tereza”gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues Avni Murati, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan dy armë zjarri automatike model 56, 3 krëhëra me 34 copë fishekë.
Të arrestuar të tjerë janë Onjel Take, 39 vjeç dhe Ergys Çela, 21 vjeç. Gjatë kontrollit në mjetin e tyre është gjetur 500 gram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Mbi të arrestuarit rëndon akuza e trafikimit të armëve dhe prodhim dhe shitje narkotikësh.
Top Channel