Miliarda dollarë gati për të vërshuar në Iran

26/09/2015 16:05

Duket se është jetike për Iranin që marrëveshja historike bërthamore me fuqitë e mëdha të firmoset deri në muajin janar, në mënyrë që vendi të përfitojë nga lirimi sanksioneve.

Kjo ngutje e Teheranit vihet re  teksa dhjetra kompani europiane po presin që të investojnë miliarda euro në tregjet e tij. Presidenti Hassan Rouhani, i cili do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork javën e ardhshme, deklaroi se administratat  e tij është e përgatitur për të zbatuar të gjitha kushtet e vendosura nga perëndimi më herët.

Komentet u bënë në konferencën e parë ndërkombëtare kushtuar tërësisht investimeve në një të ardhme të afërt në Iran. Forumi dyditor u mbajt në Gjenëve. Që tani koorporatat europiane kanë filluar të hedhin në letër kontrata të majme me Iranin.

Philippe Delleur, presidenti i Alstom, firmës  franceze të transportit hekurudhor dhe prodhimit të  energjisë elektrike , ishte pjesë e delegacionit francez që vizitoi Teheranin këtë javë, e po ashtu pjesë e forumit të Gjenevës ku u takua me të tjerë investitorë të interesuar. Po ashtu Alisher Ali, themeluesi i Mandalay Capital, me qendër në Maltë, tha se firma e tij ka investuar tashmë në një numër bankash dhe kompanishë të listuara në bursën e  Teheranit.

“Unë mendoj se Irani paraqet mundësinë më të madhe në tregjet e nivelit  global. Tregu i Iranit paraqitet si tërheqës për investitoret , e pikërisht këto kohë kur ai është i etur për bashkëpunim ekonomik”, tha Alisher Ali.

Më 18 tetor, e quajtur si dita e miratimit, Irani do të fillojë të marrë hapa konkrete për të përmbushur detyrimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore. Por momenti përcaktues ,i njohur si dita e zbatimit, do të jetë kur Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike do te vërtetoje se Teherani ka ndërmarrë hapat e nevojshëm, ndërsa  dita e zbatimit është kur sanksionet e BE-së do të hiqen  dhe sanksionet ndërkombëtare do të jenë pezulluar.

Kompanitë perëndimore do të kenë dritën e gjelbër për të ngritur bizneset në Iran, thuajse direkt pas ditës së parë të zbatimit të marrëveshjes historike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA