Xhenson Baton ende nuk i ka zgjidhur dilemat në lidhje me të ardhmen e tij në Formula 1 dhe kjo bën që te Meklaren të kenë ende shpresa për qëndrimin e pilotit britanik në skuadër edhe për Botërorin e ardhshëm.
Është menaxheri i skuadrës britanike, Xhonatan Nil e ka shprehur hapur dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin e tij me 35 vjecarin në Botërorin e Formula 1.
“Jemi ende në fazën e bisedimeve me Baton-tha Xhonatan nil-ai është një person fantastik, një kampion botë dhe një pjesë e rëndësishme e familher Meklaren. Ne shpresojmë që ai të qëndrojë. Është Baton ai që duhet të vendosë. Nëse një pilot dëshiron që të qëndrojë ne duhet të respektojmë vullnetin e tij. Unë shpresoj se kemi bërë punë të mirë për ta bindur atë që të jetë ende pjesë e jona”, tha Nil.
Top Channel