Mercedes kthehet të dominojë provat zyrtare të një gare në formula 1. Në cmimin e Madh të Japonisë, skuadra nga Shtutgarti arriti të fitojë pole position dhe këtë radhë me Niko Rosberg i cili e përshkoi pistën e Suzukës me kohën 1 minutë 32 sekonda e 584 të mijtat.
Rosberg i vendosi që në fillim gjërat në linjën e dëshuiruar prej tij duke bërë që askusht prej rivalëve të mos i afrohej dot, madje as vetë Hamilton.
Piloti britanik u detyrua të kënaqej me vendin e dytë bnë këto priova zyrtare duke shënuar një kohë vetëm 76 të mijtat më të lartë se ajo e shokut të tij të skuadrës.
Mjaft mirë u paraqit në këto prova zyrtare edhe Uilliams me Valteri Botas që u pozicionua në vendin e tretë duke lënë pas pilotin gjerman të ferrarit Sebastian vettel, ndërkohë që raikkonen doli i gjashti Mes dy ferraristëe, në vendin e pestë shfaqet emri i pilotit tjetër të Uilliams, Felipe Massa.
Provat zyrtare të Cmimit të Madh të japonisë u mbyllën me një aksident që pati për protagonist pilotin e Red Bull, Daniel Kviyat i cili u përplas me muret mbrojtës të pistës, por për fatin e tij të mirë, ky aksident nuk pati pasoja për pilotin rus.
Top Channel