PS-LSI ndahen edhe për Dibrën
25/09/2015 18:00
Pas debateve mes PS dhe LSI në Këshillin Bashkiak të Peshkopisë pak ditë më parë, ftohja e marrëdhënieve mes këtyre dy forcave u pasqyrua edhe në mbledhjen e këshillit të Dibrës, konkretisht në zgjedhjen e kryetarit për katër vitet e ardhshme.
17 këshilltarë të këshillave bashkiakë, përkatësisht të Burrelit, Klosit dhe Bulqizës, pas votimit zgjodhën kryetar Hajri Laçin e LSI me 10 vota, kundrejt 7 të kandidatit socialist Qazim Gjoni dhe asnjë votë për kandidatin demokrat.
Bashkimi i votave mes LSI dhe PD bëri të mundur dhe zgjedhjen e nënkryetarit të qarkut, Fehmi Hoxha nga radhët e PD, i cili mori 10 vota përkundrejt 7 të kandidatit të majtë Qemal Cenaj.
Top Channel