Ndonëse jemi në vitin 2015 shqiptarët vazhdojnë ende të përdorin metodat tradicionale për tu mbrojtur nga shtatzënitë e padëshiruara gjatë marrëdhënieve seksuale.
Këtë e tregojnë shifrate e ulëta të përdorimit të kontraceptivëve të cilat ofrohen falas në qendra shëndetësore dhe konsultoret e grave. Shpesh është mungesa e informacionit për kontracepitvët nëse i largohemi sado pak zonave urbane drejt atyre rurale.
“Shtatzënitë e paplanifikuar ndodhin çdo vit tek femrat që nuk përdorin asnjë nga metodat kontraceptive, ose si rezultat e përdorimit jokorrekt të kontracepsionit. Mungesa e njohurive për kontracepsionin shpesh shërben si barrierë për përdorimin e kontraceptivëve. Nga viti 2010 e në vijim, qeveria shqiptare siguron 100 për qind mbulesën kontraceptive me fondet e veta në sektorin publik pa qënë e varur nga ndihma e përdoruesit të huaj”, tha Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë.
Në Shqipëri vetëm 13 % e çifteve përdoirn kontraceptivë. Edhe pse gratë janë më të informuara në lidhje me përdorimin e tyre, sërish sipas statistikave 40 % e shtatëzënive rezultojnë të padëshiruara dhe pothuajse se gjysma e kësaj përqindjeje shkon drejt abortit duke rrezikuar shëndetin e gruas dhe aftësinë e saj riprodhuese në një kohë të dytë. Përveç një planifikimi të mirë për numrin e fëmijëve që dëshirojnë të kenë,kontraceptivët parandalojnë abortet por mbrojnë partnerët nga transmetimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Top Channel