Naço kërkon shkarkimin e 10 gjyqtarëve

25/09/2015 13:25

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka dorëzuar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë kërkesën për shkarkimin nga detyra të 10 gjyqtarëve në gjykata të ndryshme të vendit.

Në kërkesën e depozituar në KLD, Ministria e Drejtësisë akuzon 10 gjyqtarët për shkelje të rënda të detyrës përmes mosdeklarimit ose deklarimit të rremë të pasurive të tyre.

Lista e gjyqtarëve që kërkohet për KLD-së marrja e masës disiplinore “shkarkim nga detyra” vijon si më poshtë:

1.    Gjyqtari Ardian Kalia, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
2.    Gjyqtari Qani Hasa, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan
3.    Gjyqtari Rasim Doda, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë
4.    Gjyqtari Enkeleda Doda, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë
5.    Gjyqtari Petrit Aliaj, i Gjykatës së Apelit Vlorë
6.    Gjyqtari Osman Aliu, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë
7.    Gjyqtarja Dhurata Bilo, e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës
8.    Gjyqtari Maksim Qirjazi, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë
9.    Gjyqtari Ilir Pashaj, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan
10.  Gjyqtari Astrit Shema, i Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative, Vlorë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA