Fier, aksidentohet për vdekje një i mitur
25/09/2015 21:10
Një fëmijë i mitur ka humbur jetën aksidentalisht në fshatin Zhupan të Fierit, gjatë pasdites së të premtes, pasi ishte aksidentuar që prej mesditës në oborrin e shtëpisë së tij.
I mituri ishte transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Fierit për ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë orëve të pasdites.
Aksidenti u shkaktua nga shtetasi G.K., i cili ishte duke drejtuar mjetin tip Peugeot, me targa AA 403 LE, i cili raportohet të jetë edhe i afërm i viktimës.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shpallur në kërkim.
Top Channel