Avokati i Popullit kërkon shpalljen e nivelit minimal të standardit të jetesës në Shqipëri. Në një tjetër shkresë drejtuar ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Igli Totozani shprehet se standardi është mjaft i rëndësishëm pasi mbi bazë të tij përllogariten pagat, pensionet, etj.
“Duke qenë se minimumi jetik, nuk është vetëm një tregues që lidhet me nevojat që ka njeriu për të siguruar mbijetesën në kushtet aktuale, por bazuar në të, përcaktohen edhe nivelet e përfitimeve në skemat e mbrojtjes shoqërore, i jemi drejtuar me rekomandimin Kryeministrit të Shqipërisë, z.Edi Rama, ku kemi propozuar ngritjen e një grupi pune për studimin dhe përcaktimin e nivelit minimal të standartit të jetesës në Shqipëri”, thuhet në shkresën e Avokatit të Popullit ku kërkohet informacion nëse ky grup pune është ngritur apo jo.
Në një përgjigje ndaj Avokatit të Popullit, ministria shprehet se aktualisht janë marrë në shqyrtim dhe po kërkesat dhe propozimet e sindikatave dhe grupeve të ndryshme të interesit, duke i ballafaquar me përvojat dhe studimet bashkëkohore që ndiqen në përgjithësi për këto procese studimore.
Top Channel