Prindërit e njësisë administrative numër 1 të cilët kanë fëmijë të vegjël tanimë do të kenë një çerdhe me kushte të mira, ku të çojnë vogëlushët e tyre gjatë kohës që janë në punë.
Me nismën “Adopto një çerdhe” ka përfunduar rikonstruksioni i çerdhes numër 51 në Tiranë. Kjo çerdhe është edhe zgjeruar duke rritur numrin e fëmijëve që mund ta frekuentojnë atë.
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ishte i pranishëm në inaugurimin e saj ku falenderoi jo vetëm kompaninë që mori përsipër rikonstruksionin e kësaj çerdheje por edhe ata që punuan vullnetarisht. Sipas Veliajt bashkia e Tiranës kishte të mbartur një borxh prej 31 milionë dollarësh dhe pa kontributin e kompanive që u ofruan falas, çerdhja nuk do të mund të ishte gati për vogelushët.
“Ne thirrjen e bashkisë u vu re një valë solidariteti dhe dashurie për të cilën Tirana kishte shumë nevojë”, përfundoi Veliaj.
Top Channel