Korça me bilanc negativ me lindjet/ Raporti i INSTAT, në gjysmën e qarqeve ka më shumë vdekje. Tirana motori demografik
Të paktën 35 familje në fshatin Rrajcë të Prrenjasit janë në rrezik serioz për jetën, pasi një shkëmb në rrëzë të malit ka nisur të shëmbet.
Rruga e shembjes kalon pikërisht mbi shtëpite e tyre, që deri tani janë goditur nga gurë më të vegjël.
Ekspertët e emergjencave civile bëjnë të ditur se në rast reshjesh, situata bëhet edhe më e rrezikshme, pasi shkëmbi rrezikon rënien mbi banesa.
Për këtë arsye, kryetarja e bashkisë dhe autoritetet e tjera vendore u kanë bërë thirrje banorëve të largohen nga shtëpitë, ndërsa janë gjetur rrugë alternative për strehimin e tyre.
Paraditen e së enjtes është nisur në fshatin Rrajcë një grup ekspertësh nga Prefektura e Elbasanit dhe inxhinierë gjeologë, që do të bëjnë vlerësimin e plotë për situatën, duke dhënë edhe konkluzionet për masat që duhen marrë.
Top Channel