Korçë, grabitet një pikë karburanti dhe disa lokale

24/09/2015 00:00

Një valë grabitjesh ka përfshirë lokalet dhe biznese të ndryshme në disa fshatra të Korçës, ndërsa duket se fenomeni është i përsëritur.

Maskat kanë terrorizuar banorët e fshatit Vashtmi në orët e para të së enjtes, ku fillimisht roja i një pike karburanti dhe lokalit që ndodhet atje është sulmuar me armë ndërsa grabitësit kanë mundur të marrin dy televizorë dhe një shumë prej rreth 30.000 lekësh, duke e mbajtur atë nën kërcënimin e armës.

Ngjarja ka ndodhur buzë rrugës nacionale, te kryqëzimi i Vashtmisë, ndërsa më tej grabitësit kanë shkuar edhe në dy lokale në fshat ku sërish kanë vjedhur televizorët, xhiron ditore, por edhe mallra të tjerë.

Sipas pronarëve, ky fenomen është i përsëritur, ndërsa akuzojnë policinë se nuk kanë marrë asnjë masë pavarësisht denoncimeve të njëpasnjëshme.

Përveç dëmit të shkaktuar, alarmi është edhe më i madh pasi në të njëjtën ditë mësohet se janë grabitur edhe dy lokale në fshatin Drithas dhe një lokal 24 orësh në qytetin e Korçës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta