I premton për martesë, tenton ta trafikojë në Itali; arrestohet 25-vjeçari
24/09/2015 10:15
Mario Hyka i ka premtuar martesë një 19-vjeçare, por e ka mashtruar me qëllim trafikimin për prostitucion në Itali.
Burime zyrtare policore bëjnë të ditur se 25-vjeçari nga fshati Çengelaj i Peqinit, ka mashtruar A. Gj, 19 vjeçe, nga i njëjti fshat duke kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Policia bën të ditur se Hyka është arrestuar në flagrancë.
Mbi të rëndon akuza e trafikimit të personave, e mbetur në tentativë dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur.
Top Channel