Tiranë, arrestohet një shtetas. Kundërshtoi dhe goditi dy punonjës policie

23/09/2015 09:20

Policia e Tiranës ka bërë me dije se ditën e martë ka arrestuar në flagrancë një shtetas, i cili ka kundërshtuar dhe goditur dy punonjës policie.

Bëhet fjalë për 55-vjeçarin Refat Shkreta, i cili në rrugën “Ibrahim Rugova”, pranë “Tajvanit”, duke drejtuar automjetin e tij Mercedes Benz, me targa AA 028 LM, në sens të kundërt me drejtimin e lëvizjes, është ndaluar nga punojësit e policise rrugore.

Ai nuk u është bindur urdhërave të efektivëve të policisë duke i kundërshtuar dhe më pas duke i goditur ata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA