Shkodër, pranga të kërkuarit për trafik qëniesh njerëzore
23/09/2015 18:55
Agjentë të policisë së Shkodrës kanë arrestuar pasditen e sotme një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim nga Interpol Roma.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Valter Vathaj, i kërkuar për trafik qëniesh njerëzore.
Më herët gjatë ditës, në rrethana të ngjashme u arrestua shtetasi Sokol Maliqaj, nga Kosova, i kërkuar nga Interpol Berna, në Zvicër.
Top Channel