Saga “Red Bull” shënon një tjetër kapitull. Skuadra austriake, në fund të sezonit do të mbyllë përfundimisht raportet me francezët e Renault, për të nisur një bashkëpunim me Ferrarin, gjë për të cilën ka shfaqur pretendimet e saj.
Në lidhje me furnizimin me motorë, mësohet se drejtuesit e Red Bull kanë deklaruar, që janë gati të firmosin me kokëkuqen italiane, nëse kjo e fundit i garanton pajisjen me motorë të të njëjtit nivel me skuderinë italiane.
Fillimisht, Red Bull u mendua se do të niste bashkëpunimin me Mercedesin, por Toto Ëolff preferoi në fund ta refuzonte këtë mundësi. Mësohet se arsyeja për këtë dështim në bisedime është pikërisht kërkesa e drejtuesve të skuadrës austriake për barazi me skuderinë nga Shtutgarti, përsa u përket motorëve.
Në një artikull të “Speedweek” theksohet qartë ideja e drejtuesve të Red Bull, të cilët nuk e përjashtojnë mundësinë për t’u larguar nga Botërori i Formula 1, nëse nuk do të arrihet një akord përfundimtar.
“Red Bull nuk dëshiron që të ketë një motor me një fuqi prej 30-40 kuajsh/fuqi më të ulët”, theksohet ndër të tjera në artikullin e “Speedweek”. “Skuadra austriake do të vazhdojë të qëndrojë në Formula 1, vetëm nëse Ferrari e furnizon me të njëjtët motorë, që përdoren edhe në makinat e Vettel dhe Raikkonen”.
Top Channel