Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka shpallur mbrëmjen e së martës emrat e kabinetit të tij qeveritar të përbërë nga 45 ministra, zëvendësministra dhe ministra plotësues. Është një skemë më e gjerë qeveritar me 14 ministri, disa prej të cilave të përforcuara me ministra plotësues dhe zëvendësministra. Në përbërjen e saj ka vetëm shtatë gra
Ashtu siç ka njoftuar Top Channel prej ditës së hënë, Tsipras nuk ka ndryshuar zv.kryeministrin dhe ministrat kryesorë të kabinetit të tij të mëparshëm, si ai i Financave, i Ekonomisë, i Mbrojtjes, i Jashtëm dhe ministrat e Shtetit.
5 prej posteve qeveritare mbajnë aleatët qeveritarë të Tsipras “Grekët e Pavarur”. Bie në sy se katër pjesëtarë të kabinetit vijnë nga gjiri i socialistëve të Pasokut që u shkëputën nga kjo parti dy vjet më parë.
Betimi i qeverisë bëhet sot ( e mërkurë) në orën 10:30 me orën greke.
Qeveria e re greke
Kryeministër: Aleksis Tsipras
Zv.kryeministër: Joannis Dragasakis
1. Ministria e Brendshme dhe e Rindërtimit Administrativ
Ministër: Panos Kourouplis
Zv.ministër: Giannis Balafas
Ministër plotësues për Reformat Administrative: Christoforos Bernadakis
Ministër plotësues për Mbrojtjen e Qytetarit: Nikos Toskas
Ministër plotësues për Politikat e Emigracionit: Giannis Mouzalas
Zv.ministër për Maqedoninë dhe Trakën: Maria Kolia Tsarouha
2. Ministria e Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit
Ministër: Georgios Stathakis
Ministre plotësuese për çështjet e Turizmit: Elena Koundoura
Zv.ministër për Programet Europiane: Aleksis Haritsis
Zv.ministër për Industrinë: Theodhora Tzakri
3. Ministria e Mbrojtjes
Ministër: Panos Kammenos
Ministër plotësues: Dhimitris Vitsas
4. Ministria e Arsimit, Shkencave dhe e Besimit Fetar
Ministër: Nikos Filis
Zv.ministër: Theodhosis Pelegrinis
Ministre plotësuese: Sia Anagnostopoulou
Ministër plotësues për Hulumtime dhe Inovacion: Kostas Fotakis
5. Ministria e Jashtme
Ministër: Nikos Kotzias
Zv.ministër: Dhimitris Mardhas
Zv.ministër: Joannis Amanatidis
Ministër plotësues për Çështjet Europiane: Nikos Ksidhakis
6. Ministria e Drejtësisë, Transparencës dhe të Drejtave të Njeriut
Ministër: Nikos Paraskevopoulos
Ministër plotësuses për çështjet e korrupsionit: Dhimitris Papagjelopoulos
7. Ministër i Punës, Sigurimeve Sociale dhe Solidaritetit
Ministër: Georgios Katrougalos
Ministër plotësues për Solidaritetin: Theano Fotiou
Ministre plotësuese për luftën ndaj papunësisë: Rania Andonopoulou
Zv.ministër për Sigurimet Sociale: Anastasios Petropoulos
8. Ministria e Shëndetësisë
Ministër: Andreas Ksanthos
Ministër plotësues: Pavlos Polakis
9. Ministria e Kulturës dhe Sporteve
Ministër: Baltas Aristidhis
Zv.ministër: Stavros Kontonis
10. Ministria e Financave
Ministër: Efklidhis Tsakalotos
Ministër plotësues: Trifon Aleksiadhis
Ministër plotësues: Georgios Houliarakis
11. Ministria e Ambientit dhe Energjisë
Ministër: Panos Skourletis
Ministër plotësues për Ambientin: Joannis Tsironis
12. Ministria e Infrastrukturës,Transporteve dhe Rrjeteve
Ministër: Christos Spirtzis
Zv.ministër: Dhimitris Kamenos
13. Ministria e Marinës Detare dhe e Politikës për Ishujt
Ministër: Theodhoris Dritsas
14. Ministria e Zhvillimit Bujqësor dhe Ushqimit
Ministër: Vagjelis Apostolou
Zv.ministër: Markos Bolaris
Ministër i Shtetit: Nikos Papas
Ministër i Shtetit për Koordinimin e Qeverisë: Alekos Flambouraris
Zv.ministër pranë Kryeministrit: Terenc Kouik
Zv.ministre pranë Kryeministrit dhe zëdhënëse e qeverisë: Olga Gerovasili
Top Channel