Presidenti kinez Xi Jinping është përpjekur t’u japë garanci biznesmenëve amerikanë, në një fjalim të gjatë të mbajtur mbi reformat ekonomike kineze dhe kriminalitetin elektronik.
Duke folur në Siatëll, në fillim të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara, zoti Xi deklaroi se kompanitë e huaja janë të mirëpritura në Kinë dhe se qeveria kineze nuk do të manipulojë valutën e saj për të nxitur eksportet.
Ai gjithashtu mohoi përfshirjen e Pekinit në sulmet kibernetike, por theksoi se Kina do të bashkëpunojë me Uashingtonin për këtë çështje.
Por janë të dyja çështjet që kanë cënuar marrëdhëniet amerikano-kineze. Ndaj dhe pirateria informatike dhe reformat ekonomike pritet të jenë në fokus të takimit që Xi do të zhvillojë me homologun amerikan Barack Obama, ditën e premte në Shtëpinë e Bardhë.
Gjithësesi, fjalimi i presidentit kinez në banketin e organizuar në Siatëll ishte gjithëpërfshirës, miqësor dhe i ngrohtë, i shoqëruar nga proverba kineze dhe referenca tek kultura amerikane.
Nga filmi “I pagjumë në Siatëll” tek Walt Whitman, presidenti Xi lëvdoi kulturën e vendit pritës. Ai tha gjithashtu se, i bënte shumë përshtypje vepra e Ernest Hemingway “Plaku dhe Deti”, që rrëfen sfidën epike të një peshkatari me një peshk-shpatë.
Presidenti foli gjithashtu edhe për sfidat e Kinës, duke bërë një pasqyrim të adoleshencës së tij, kur pnonte si fshatar në një fshat të varvër, ku për muaj të tërë mungonte mishi.
Top Channel