Mashtrimi me emëtimet, dorëhiqet kreu i Volkswagen

23/09/2015 17:25

Ajo që përflitej ndodhi. Kreu ekzekutiv i Volkswagen-it, Martin Winterkorn dha dorëheqjen pas shpërthimit të skandalit për mashtrimin me emëtimet e gazrave në mjedis.

“I tronditur nga ngjarjet e këtyre ditëve, po marr këtë vendim në interes të kompanisë, megjithëse unë nuk kam qenë në dijeni të asnjë parregullsie. Me dorëheqjen time, dua t’i hap rrugën një fillimi të ri”, thuhet në deklaratën e Winterkorn.

Volkswagen, kompania më e madhe e prodhimit të mjeteve në botë, pranoi se ka manipuluar autoritetet amerikane përmes një pajisjeje të instaluar në automjetet me naftë, që tregonin më pak emëtim nga sa çlirohej në të vërtetë.

Kompania ka njoftuar se në gjithë botën janë 11 milionë automjete me këtë pajisje dhe se ka vendosur një fond prej 6.5 miliardë eurosh për të përballuar koston e skandalit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA