Agjentë të policisë së Kukësit kanë vënë në pranga pasditen e kësaj të mërkure, në pikën kufitare të Morinës, një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia zvicerane.
Lajmi bëhet i ditur përmes një njoftimi për shtyp, në të cilin thuhet se, në pranga ka përfunduar shtetasi Sokol Maliqaj, 46 vjeç dhe banues në Kosovë.
Sipas njoftimit, personi në fjalë ishte shpallur në kërkim nga zyra e Interpol në Bernë në mars të këtij viti për trafik lëndësh narkotike.
Në bazë të ligjit federal për narkotikët, gjykata zvicerane e ka dënuar Maliqin në mungesë me 12 vjet burg.
Autoritetet policore njoftojnë më tej se kanë nisur koordinimin me Prokurorinë e rrethit të Kukësit për shqyrtimin e rastit të 46-vjeçarit.
Top Channel