Edi Rama në “Conflict Zone”, për integrimin dhe krimin

23/09/2015 16:30

“Një intervistë me tone replikuese, ku preken temat më të nxehta aktualisht në Shqipëri”. Kështu e ka vlerësuar “Deutsche Welle”, intervistën e kryeministit Edi Rama të dhënë gazetarit Tim Sebastian për emisionin televiziv “Conflict Zone”.

Një prej këtyre temave ishte edhe integrimi i Ballkanit në Bashkimin Europian.

Tim Sebastian: Përveç të tjerash, është kërcënimi që ju bëtë në maj, kur i thatë gazetës turke, Huryet: Për sa kohë që ëndrra jonë europiane është gjallë, Ballkani nuk do të ketë shqetësime, por nëse kjo ëndërr zhbëhet, do të kemi shqetësime”. Me fjalë të tjera: Na jepni atë që duam, ose ne do t’iu shkaktojmë probleme”.

Edi Rama: Jo, kjo nuk është kështu

Tim Sebastian: Ky është kërcënim, pse nuk është kështu?

Edi Rama: Nuk është kërcënim.

Tim Sebastian: Tingëlloi shumë si i tillë.

Edi Rama: Tingëlloi i gabuar atëherë, por nuk është kërcënim. Kjo është një e vërtetë e thjeshtë. Ne vijmë nga një histori e gjatë e gjakderdhjes, konflikteve e kështu me radhë. Kështu fantazma është e shkuara përreth nesh dhe ose gjenerata jonë do të bëjë gjënë e duhur dhe do të bashkohemi të gjithë në Europë dhe kjo merr fund, ose do të jetë fantazma e së shkuarës ajo që do të marrë gjendjen në dorë. Kjo është shumë e thjeshtë. Jam duke e përsëritur se Europa duhet të jetë strategjike në lidhje me Ballkanin, nuk është business as usual, është një hapësirë, që ju e dini shumë mirë se ka qenë problem i madh me shekuj për njerëzit që jetonin në këtë hapësirë, por edhe për kontinentin. Tani është një hapësirë që ndodhet në një moment të ri fantastik të paqes dhe bashkëpunimit, por kjo paqe është shumë e madhe për supet tona”.

Në intervistë për “Conflict Zone”, gazetari i “Deutsche Welle” prek edhe temën e krimit të organizuar dhe luftën kundër plantacioneve të drogës në Shqipëri.  Tim Sebastian e pyet Ramën   sa udhëheqës të mafias ka marrë nga rruga.

Edi Rama: Udhëheqës të mafias?!

Tim Sebastian: Dua të them sesa keni burgosur?

Edi Rama: Ne nuk kemi udhëheqës të mafias në Shqipëri. Udhëheqësit e mafias janë në Europë.

Tim Sebastian: Oh! Vërtet?!

Edi Rama: Natyrisht.

Tim Sebastian: Pra ju nuk keni krim të organizuar? Kështu kur Departamenti i Shtetit thotë: Shqipëria është një burim dhe vend destinacion për trafikimin, ju nuk keni kriminelë?

Edi Rama: Jo! Jo!Jo! Ju folët për udhëheqës të mafias. Udhëheqësit e mafias janë në anën tjetër të Adriatikut. Ne kemi krimin e organizuar të lidhur me të dhe të mos flasim më për mafian kombëtare. Nuk ka mafie kombëtare. Nuk ka person të krimit të organizuar që kapet që të mos ketë, tre, katër ose pesë kode në telefonin e tij celular. Kështu ka një ndërlidhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA