Dështon seanca e radhës ndaj grupit të Lazaratit, mungojnë avokatët mbrojtës

23/09/2015 09:45

Mungesa e tre avokatëve mbrojtës ka sjellë dështimin e seancës së radhës për grupin e Lazaratit që kultivonte kanabis. Gykata për Krimet e Rënda nuk ia doli mbanë sërish të zhvilloi seancën, për  16 persona që do të përballen me drejtësinë.

Këta persona, mes tyre dhe Gate Mahmutaj gjykohen për shkak të kundërshtimit me armë gjatë aksionit policor në Lazarat në qershor të 2014-tës.

I gjithë grupi është nën akuzë për një sërë akuzash, më të rëndat e tyre “pjesëmarrje në grup kriminal”, “kultivim të kanabisit”, “vrasje të mbetur në tentativë të efektivëve të policisë” dhe “mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Gjyqi i radhës do të jetë të mërkurën e ardhshme, ashtu dhe siç është vendosur nga Gjykata në seancën e parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA