Dëmtohen pyjet e Pukës, prerje masive edhe në zonat me pemë të reja
23/09/2015 12:15
Në gjithe zonën pyjore të Pukës pemët e reja janë prerë e hedhur në tokë, e më pas shpërndahen me mjete të vogla për te trajlerat që i transportojnë ato në qytetet e tjera. Numri i pemëve të prera në zonë është shumë i madh, por asnjë person nuk është ndaluar për këtë masakër.
Për banorët e Pukës ajo që po ndodh është një masakër.
Në Pukë nuk ka më drejtori të pyjeve, ajo ka kaluar në Shkodër. Në zonë veprojnë shumë firma që presin me leje pemët, pjesa më e madhe e druve deklarohen se shpërndahen në zonën e banuar të Pukës, por ato dalin prej andej. Pyjet e Pukës janë masakruar prej vitesh dhe sëpata ende nuk po ndalet.
Top Channel