Robert Lewandowski ishte protagonisti i fitores 5-1 të Bayern Munchen ndaj Wolfsburg, në javën e gjashtë të Bundesligës.
Sulmuesi polak, i cili hyri në lojë në pjesën e dytë duke zëvendësuar mesfushorin Thiago Alcantara, shënoi të pestë golat e bavarezëve dhe e veçanta është se i shënoi brenda 9 minutash: nga minuta e 51 deri në minutën e 60.
Në pjesën e parë, Caliguri kishte kaluar në avantazh miqtë e Wolfsburg.
Kjo është hera e parë në historinë e Bundesligës që një lojtar shënon 5 gola pa e nisur ndeshjen si titullar dhe gjithashtu hera e parë që dikush shënon 5 gola brenda kaq pak minutash.
Në ndeshjet e tjera të javës së gjashtë të Bundesligës u shënuan këto rezultate: Daemstadt-Werder Bremen 2-1, Hertha Berlin-Koln 2-0 dhe Ingolstadt-Hamburg 0-1.
Top Channel