Polemikat me trajnerin Jose Mourinho e kanë detyruar mjeken e ekipit të Chelsea, Eva Carneiro, të largohet nga klubi, 6 javë pasi ajo u kritikua.
Historia tashmë dihet, në minutat e fundit të ndeshjes, Carneiro hyri në fushën e lojës për t’i ardhur në ndihmë Hazard dhe Mourinho nuk e priti aspak mirë këtë veprim, duke mos i kursyer aspak fyerjet në drejtim të saj.
Chelsea i kërkoi asaj të merrte sërish pozicionin që mbante, por 42-vjeçarja ka refuzuar.
Pas këtyre polemikave edhe trajneri portugez i londinezëve rrezikon të ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për frazat me tone seksiste në drejtim të mjekës.
Pak kohë më parë, Carneiro kishte deklaruar se do të ndërmerrte masa ligjore kundrejt Chelsea-t, ndërsa avokatja O’Rurke kërkoi ndërhyrjen e Federatës Angleze, me këtë të fundit që iu përgjigj menjëherë kërkesës së saj.
Top Channel