Plagoset punonjësi, arrestohet pronari i firmës së mermerit

22/09/2015 09:40

Pronari i një punishteje mermeri në Vlorë është arrestuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Arrestimi vjen pasi në punishten me emrin “Pamel Durmishaj” në lagjen “Kushtrimi” është plagosur punonjësi i kësaj firme. A. H., 43 vjeç është plagosur me trapan në një pjesë të fytyrës dhe është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit. Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA