Incidenti në veri nga xhandarmëria serbe, Kosova thirrje ndërkombëtarëve për të shtuar presionin ndaj Beogradit Disa zyrtarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim janë të pakënaqur me politikën aktuale të kësaj partie, ndërsa paralajmërojnë formimin e një subjekti të ri me emrin “Uniteti”.
Kjo parti pritet të drejtohet nga ish-gjenerali i UÇK-së, Gëzim Ostreni, i cili ka bartur për shumë vite funksione të larta në partinë e drejtuar nga Ali Ahmeti. I pari që kanë folur zyrtarisht për partinë e re, është deputeti Zylfi Adili, i cili ka konfirmuar largimin nga partia shqiptare që është pjesë e qeverisë së Shkupit.
Në listën e të pakënaqurve është përmendur edhe emri i deputetit Rafiz Aliti, që është edhe nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Megjithatë, vet ai thotë se nuk do të largohet nga BDI-ja, por se do të angazhohet për reformimin e thellë të kësaj partie.
“Elektorati i BDI-së dhe aktivistët e saj presin një reformë më të thellë brenda BDI. Askush prej nesh, duke u nisur prej meje nuk duhet të jetë imun ndaj reformave që duhet të pasojnë në BDI”, shprehet Rafiz Aliti, deputet i BDI-së.
Aliti, vlerëson se largimi i deputetëve dhe përçarja e BDI-së nuk dëmton vetëm partinë, por edhe interesat e shqiptarëve në Maqedoni.
“Copëtimi i elektoratit shqiptarë në Maqedoni nuk është interes kombëtar sepse e kaluara ka treguar se çdo herë që kemi qenë të përçarë pozicionet e shqiptarëve në Maqedoni kanë qenë më të dobëta”, shprehet Aliti.
Nismëtarët për formimin e partisë “Uniteti” thonë se janë në fazën e grumbullimit të firmave të nevojshme për themelimin e subjektit të ri. Ata, sqarojnë se partia e re do të jetë e hapur për të gjithë funksionarët e BDI-së, që janë të gatshëm të punojnë për interesat e shqiptarëve dhe që nuk janë të përfshirë në skandale. “Unitetit” pritet të grumbullojë rreth vetes funksionarë të BDI-së, që llogariten si krahu i luftës brenda partisë, për shkak të pjesëmarrjes së tyre në luftën e UÇK-së në Maqedoni.
Top Channel