Kokainë dhe bixhoz, arrestohet administratori i kazinosë

22/09/2015 10:15

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 36-vjeçarin Irdi Zhegu, administrator i një kazinoje në rrugën “Sami Frashëri”. Gjatë kontrollit në ambientet e kazinosë policia ka gjetur një sasi kokaine.

Gjatë kontrollit në një dhomë në katin e dytë të godinës, janë gjetur 3 pjata porcelani, ngjyrë të bardhë, dy letra bixhozi, njëra e kuqe e njëra e zezë si dhe jnë sasi kokaine e derdhur mbi komodinë, që rezultonte të ishte 1 gram. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe tetë kompjutera. Procedim penal në gjendje të lirë ka nisur edhe për A. Q., 28 vjeç.

Mbi Zhegun rëndojnë akuzat e përshtatjes së ambienteve për përdorim droge, organizim i llotarive të palejuara dhe vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të palejuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA