Treguesit fiskal, 8-mujori me mosrealizim

21/09/2015 12:30

Tatimet dhe doganat vijojnë performancën e dobët në mbledhjen e të ardhurave, edhe pse në gusht qeveria u detyrua ta rishikonte buxhetin me ulje për shkak të mosrealizimit të planit nga këto dy institucione.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave për 8-mujorin tregojnë se të ardhurat në total janë 2.7 miliardë lekë më pak se plani, ndërkohë që tatimet dhe doganat janë 1.6 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar.

Nga ana tjetër, nëse shohim taksat që mbledhin këto dy institucione vihet re se performancën më të dobët e shënon taksa kryesore që identifikon konsumin në vend, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Referuar treguesve fiskal për periudhën Janar-Gusht nga ky zë janë arkëtuar 1.2 miliardë lekë më pak se plani.

Në të njëjtën periudhë edhe tatimi mbi të ardhurat personale nuk ka arritur planin, po ashtu dhe tatim fitimi, përkatësisht me 316 milionë lekë dhe 220 mln lekë.

E megjithatë nëse krahasimet bëhen me 8-mujorin e vitit të shkuar, të ardhurat në total janë 12.1 miliardë lekë më shumë se këtë vit, e thënë ndryshe janë rritur me 5.1% diktuar nga zëri i të ardhurave tatimore dhe jo tatimore.
Deri në fund të vitit qeveria është angazhuar të mbledhë në arkën e shtetit 330 milionë dollarë, të cilat janë përllogaritur nga Ministria e Financave si të ardhura që do të grumbullohen nga lufta kundër informalitetit në gjithë Shqipërinë.

TE ARDHURAT NE TOTAL
Janar-Gusht (2015)
PLAN  251,303 mln lekë
FAKT  248,521 mln lekë

TATIMET DHE DOGANAT
Janar-Gusht (2015)
PLAN 169,533 mln lekë
FAKT 167,849 mln lekë

Tatimi mbi vleren e shtuar
Janar-Gusht (2015)
FAKT 81,434 mln lekë
PLAN 80,201 mln lekë

TE ARDHURAT NE TOTAL
Janar-Gusht
FAKT 2015 248,521 mln lekë
FAKT 2014 236,397 mln lekë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA