“Tatimet”, pranga 4 inspektorëve; nuk regjistruan bizneset

21/09/2015 18:10

Efektivë të seksionit antikorrupsion në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, në bashkëpunim me Task Forcën e Prokurorisë së kryeqytetit, kanë prangosur në flagrancë katër inspektorë të Tatimeve, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Të arrestuarit janë shtetasut Gjovalun Cacja, 33 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, Gerta Marku, 27 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, Kliton Shutku, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Saimir Sulaj, 31 vjeç, lindur në Fushë-Krujë dhe banues në Tiranë.

Të katër këta inspektorë të Tatimeve u ishte caktuar detyra për regjistrimin e bizneseve në rrugën “Sami Frashëri”. Nga verifikimet e bëra në terren, rezulton se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën dhe me mosveprimet e tyre kanë bërë që disa biznese t’u shmangeshin detyrimeve ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA