Kryeministri Edi Rama sëbashku me kryetarin e grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi dhe nënkryetarin Taulant Balla, kanë bashkëdrejtuar një mbledhje organizative në selinë e Partisë Socialiste paraditen e të hënës.
Zëvendës kryeministri Peleshi,ministrat Tahiri, Klosi, dhe Nikolla sëbashku me kryebashkiakun e Durrësit Dako,atë të Vlorës Leli dhe të Tiranës Velija, për rreth 60 minuta kanë raportuar ecurinë e përgatitjeve për staregjinë kombëtare të PS që është duke u përgatitur për zgjedhjet e përgjithëshme të 2017-tës.
Në përfundim të mbledhjes Top Channel e pyeti kryesocialistin Rama rreth deklaratës së tre ditëve më parë të aleatit Ilir Meta i cili, kërkoi që procesi dekriminalizimit të jetë gjithëpërfshurës dhe konsensual. Por kryeministri Rama preferoi mos të japë një përgjigje.
Në këtë mbledhje, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mbërriti dhe u largua nga selia e PS me biçikletë.
Mbledhja e përjavshme e grupit parlamentar socialisht nën drejtimin e Gramoz Ruçit është pëqëndruar në korrektësinë që duhet të kenë deputetët e majtë për seancat plenare të së enjtes. Ruçi ka kërkuar pjesëmarrjen e plotë të grupit gjatë punimve të parlamentit.
Burimet citojnë kreun e grupit parlamentar t’u ketë thënë deputetëve se, “nuk duhet të përsëritet situata e një jave më parë në Parlament, kur projektligjet gjatë votimit morë vetëm 71 vota”.
Top Channel