Pinterest, rrjeti social dedikuar fotove rivale të Instagram, ka arritur numrin e 100 milionë përdoruesve aktivë në të gjithë botën, 45% e të cilëve jashtë SHBA-së. Lajmi bëhet i ditur nga vetë kompania, e krijuar pesë vite më parë, e cila në financimet e fundit është vlerësuar me 11 miliardë dollarë.

Numri i përdoruesve, thotë Pinterest, është dyfishuar në 18 muajt e fundit, ndërsa numri i kërkimeve në platformë është rritur me 80 përqind në vitin e fundit.

Rivali i saj, Instagram, në pronësi të Facebook, numëron 300 milionë përdorues në nivel botëror, 30% e të cilëve vetëm në SHBA. Prej disa muajsh Pinterest po punon për të bërë me para reklamat.  Majin e kaluar kompania ka vendosur një spot: pamjet reklamuese deri atëherë shaqeshin vetëm nëse bëjë kërkime apo vizitojë një kategori të caktuar. Por tashmë ato shfaqen dhe në faqen kryesore. “Promoted Pin”, ishte reklamashumë e ngjashme me foto të postuara nga përdoruesit. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA