Në Gjirokastër nuk të nxjerrin nga spitali po nuk i dhe “hakun” mjekut

21/09/2015 22:10

Në spitalin e Gjirokastrës nuk paguhet lekë vetëm për të hyrë, por edhe për të dalë. Fiks Fare solli këtë të hënë denoncimin e një prindi, i cili nuk mund të nxirrte nga spitali djalin e tij të operuar nga mjeku kirurg.

Mjeku Arben Kuro kërkonte 150 mijë lekësh për të nxjerrë djalin nga spitali edhe pse gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë.

I ati i fëmijës denoncon përmes kamerave të Fiksit. Ai thotë se i ka dhënë 150 mijë lekë dhe një kec mjekut Kuro. Fiksi ndoqi rastin në fjalë dhe më poshtë është një pjesë e bisedës së zhvilluar në telefon me kirurgun Kuro dhe dorëzimi i parave në zyrën e tij.

Në spitalin e Gjirokastrës nuk të nxjerrin nëse nuk i kë dhënë “hakun” mjekut. Fiks Fare solli rastin e një prindi nga Tepelena, i cili denoncoi korrupsionin e mjekut kirurg, Arben Kuro.

***

I ati i pacientit merr në telefon mjeku: O Beni, si kalove vëlla? Erdha tani unë. Spiro jam. Mora makinën e një shoku se ngela rrugëve. Ku do takohemi? Do vish këtu tek zyra?

Mjeku: Tani ika në shtëpi. Si do të takohesh?

I ati i pacientit: Si do ashtu…? Kujt do ashtu?

Mjeku: Lërja infermieres.

***

Shkon tek infermierja

I ati i pacientit: Kush është këtu?

Infermierja: Me kë flet? Me kë je?

I ati i pacientit i jep telefonin infermieres: Merre se të kërkojnë. Beni është Beni.

Infermierja: Doktori?

Infermierja flet në telefon me doktorin: Ëëë doktor Beni, dakort, mirë, mirë. Do të lërë një porosi të ta mbaj unë aty.

I ati i pacientit: Sa të tha Beni ty? Tha gjë sa ashtu?

Infermierja: Mua nuk më tha. Mua më tha do të lërë ai një porosi. S’e kam idenë. Përse të tha tani?

I ati i pacientit: Lekë.

Infermierja: Nuk di gjë unë!

I ati i pacientit: Sa?

Infermierja: Nuk di gjë. Nuk di gjë fare. Të kishe biseduar që në mëngjes, pse i lë këto punë kështu?

***

Babai i pacientit telefonon përsëri mjekun kirurg Arben Kuro

I ati i pacientit: O Beni, Spiro jam. Sa t’i lë kësaj infermieres?

Mjeku: E ça bën këto muhabete në telefon? Ç’janë këto muhabete tani?

***

3 ditë më vonë në zyrën e mjekut Kuro 

I ati i pacienti: O Beni, sa të detyrohem?

Mjeku: Ik mos e vra mendjen. Jep sa të duash po hë. Harroji ato muhabete.

I ati i pacientit: 150 mijë lekë (të vjetra) janë.

Mjeku: Në rregull je.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA