Kubë, Papa Françesku takon Fidel Kastron

21/09/2015 08:10

Papa Françesku ka takuar ish-presidentin e Kubës, Fidel Kastro, pas një meshe të mbajtur në Havana, në prani të dhjetëra mijëra njerëzve.

Ati i Shenjtë dhe ish-lideri i vendit amerikano-latin kanë folur mbi çështjet botërore dhe fenë, në një takim që Vatikani e ka përshkruar si “jozyrtar dhe miqësor“. Para këtij takimi, Papa u bëri thirrje kubanezëve që t’i shërbejnë njëri-tjetrit dhe jo ideologjive.

Kjo është vizita e parë e Papës në vendin komunist. Mes një turme prej mijëra njerëzish, Papa Françesku bëri parakalimin e tij në Havana, ku u prit mes brohoritjesh dhe përshëndetjesh të shumta.

Para ceremonisë, Papa Françesku mbajti një takim me Presidentin Raul Castro. Ndërsa meshën, Ati i Shenjtë e nisi me thirrjen për kishën e Kubës, për të qenë e lirë dhe për të ndjekur misionin e saj.

Papa kërkoi mbështetje të mëtejshme për katolikët e Kubës, në mënyrë që kisha të mund të vazhdojë të mbështesë dhe të inkurajojë njerëzit kubanezë, në shpresat dhe shqetësimet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA