Hajduti i portofolëve, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë
21/09/2015 10:55
Policia e Tiranës ka vënë në pranga jnë 50-vjeçar, autor i një sërë vjedhjesh në kryeqytet. Sipas policisë Samet Hysein, banues në Tiranë, ka kryer 15 vite burg për vrasje në Serbi.
Hysein dyshohet se i ka vjedhur më 4 gusht celularin iPhone në autobuz, një shtetasi italian. Gjithashtu, ai rezulon të jetë autori i dy vjedhjeve të tjera. Më 10 korrik, në ambientet e Hotel “Tirana” 50-vjeçari i ka vjedhur portofolin me 10 mijë lekë një shtetase.
Ndërsa më pas, më 10 shtator, në ambientet e një firme farmaceutike tek Kthesa e Kamzës, në ambientet e zyrës i ka vjedhur portofolin një shtetaseje tjetër.
Top Channel