F1, njeriu që zbriti në pistë në Çmimin e Madh të Singaporit

21/09/2015 10:15

Thonë që quhet Ryan dhe thjesht kërkonte të dilte në televizor. Për rreth 60 sekonda, një spektator zbriti në pistën e Marina Bay, në kohën kur po zhvillohej Çmimi i Madh i Singaporit në Formulën 1 dhe ia arriti qëllimit të bëhej i famshëm, pasi garën po e ndiqnin rreth 200 milionë persona në të gjithë botën.

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) thotë se personi në fjalë nuk është identifikuar, por bën të ditur se është 27 vjeç dhe se policia e arrestoi.

Ishte xhiroja e 38 e garës që u fitua nga Sebastian Vettel kur kamerat fokusuan një njeri që po ecte i qetë anës pistës, para se të largohej në kthesën 13.

Një gjë e tillë ka ndodhur dy herë më parë në Formula 1. Këtë sezon një burrë kaloi mes për mes pistës së Shangait gjatë provave të lira të Çmimit të Madh të Kinës. Ndërsa rasti tjetër është ai i vitit 2003, kur Neil Horan doli duke vrapuar me një fund skocez në pistën e Silverstonit. Horan ishte një prift, i cili u përjashtua nga kisha irlandeze pas këtij incidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA