
Në Otllak të Beratit është inauguruar këtë të hënë qendra për komunitetin rom. Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm ministri Blendi Klosi dhe homologia e tij çeke, ministrja Michaela Marksova.
Qendra, që përfshin edhe një shkollë, është një investim i qeverisç çeke, me vlerë 18 milionë lekë. Me këtë fond është bërë rikonstruksioni i shkollës për 25 fëmijë deri në klasën e pestë dhe kopshtit për 26 vogëlushë të komunitetit rom.
Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Michaela Marksova u shpreh se, “kjo qendër do t’i shërbejë për shumë vite fëmijëve dhe është shumë e rëndësishme që ta duan kopshtin dhe shkollën”.
Ndërsa ministri Klosi u shpreh se, me homologen çeke është duke biseduar për shumë prioritete si shërbimi në punësim, turizmi social dhe njohjen e pensioneve, çështje shumë e rëndësishme për shumë qytetarë shqiptarë dhe çeke të cilëve do t’u njihen vitet e punës.
Top Channel