Avionët e ushtrisë siriane kanë kryer të paktën 25 sulme ajrore ndaj pozicioneve të Shtetit Islamik në qytetin e Palmirës.
Të paktën 26 njerëz kanë vdekur nga bombardimet e së premtes, duke përfshirë 12 militantë të ISIS, sipas Observatorit për të Drejtat e Njeriut në Siri.
Bombardimet ishin vala e dytë e sulmeve ajrore të regjimit kundër ISIS. Të enjten, avionët qeveritarë kanë kryer të paktën 12 sulme mbi Raqqa-në, kryeqyteti “de facto” i ISIS-it në veri të Sirisë.
Palmira, që u rendit si një vend i Trashëgimisë Botërore të mbrojtur nga UNESCO në vitin 1980, u pushtua nga ekstremistët në muajin maj. Grupi ka shkatërruar disa prej pjesëve antike më të famshme të qytetit, duke përfshirë këtu edhe tempujt e Belit dhe atij të Baal Shaminit.
Top Channel