Ambasadorët e paqes, ndihma për fëmijët jetimë

20/09/2015 15:25

21 shtatori është shpallur si Dita ndërkombëtare e Paqes nga Kombet e Bashkuara.

Duke i paraprirë kësaj date, Federata e familjes për paqe botërore dhe bashkim, së bashku me ambasadorët e saj kanë mbledhur fonde gjatë muajve të verës, për të siguruar materiale shkollore për 100 fëmijë jetimë.

“Kjo rezolutë kërkojini qeverisë suaj lokale apo kombëtare për të nxjerrë një deklaratë për shpalljen e Ditës ndërkombëtare të Paqes. Kjo ditë ofron një mundësi për individët, organizatat dhe vendet anëtare, për të krijuar vepra praktike të paqes në një datë të përbashkët”, tha Ilir Cumani, nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimeve.

Në Ditën ndërkombëtare të Paqes, qytetarë të ndryshëm nga shumë vende të botës japin mesazhe paqeje ndërmjet tyre. Në aktivitetin e zhvilluar në Tiranë u përurua dhe 10-vjetori i themelimit të paqes universale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA