Nuk do të ketë largim të misionit të OSBE-së nga Shqipëria. Lajmi për largimin nga vendi ynë të zyrës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim qarkulloi në media duke e lidhur atë me raportin jozyrtar të saj, ku flitej për implikimin në afera të dyshimta të politikanëve të lartë shqiptarë.
Për këtë shërbeu një email i Ministrisë së Jashtme, që i kërkonte ministrive të tjera në vend reduktimin e projekteve me OSBE-në.
Burime të Top Channel bëjnë me dije se kjo nuk ka të bëjë me asnjë masë të qeverisë shqiptare ndaj organizatës, por email-i në fjalë vetëm sa iu kërkon institucioneve shqiptare të vendosin sipas prioriteteve projektet me OSBE-në.
Kjo është një procedurë rutinë përpara çdo mbledhjeje të vendeve të organizatës në tetor në Vjenë, ku vendet anëtare miratojnë projektet dhe buxhetin për to. E njëjta kërkesë institucioneve shqiptare iu është bërë çdo vit.
Top Channel