Mijëra refugjatë kanë çarë barrikadat e policisë kroate në pikën kufitare të Tovarnikut, që lidh këtë vend me Serbinë.

Autoritetet kroate njoftojnë se e kanë të vështirë të përballojnë fluksin e emigrantëve që kërkojnë medoemos të vazhdojnë rrugën e tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian, kryesisht Gjermanisë.

Numri i të grumbulluarve në Tovarnik kaloi 6 mijë vetët paraditen e së mërkurës. Lëvizja e refugjatëve drejt Kroacisë nisi pas mbylljes së kufirit me Serbinë nga ana e Hungarisë.

Budapesti nisi të zbatojë masa të ashpra kundër dyndjeve të refugjatëve, madje edhe duke ndryshuar kuadrin ligjor, që tashmë e konsideron vepër penale shkeljen e paligjshme të kufirit. Përveç kësaj, forcat policore dhe ushtria në kufi me Serbinë kanë përdorur forcë të tepruar ndaj civilëve.

Lëvizje e Hungarisë është qortuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që e cilëson si të pashembullt dhe të padenjë për një vend të Bashkimit Europian.

Javën tjetër, udhëheqësit e BE-së do të mblidhen për të diskutuar mbi krizën në fjalë.

Ajo që u pa në Tovarnik pak pas mesditës së të enjtes ishin skena kaotike me forcat policore që u përpoqën të mbajnë larg kufirit qindra emigrantë të sosur nga durimi.

Mes refugjatëve ka qindra gra dhe fëmijë. Korrespondentët e huaj raportojnë se policia kroate është duke u përpjekur të ndihmojë fëmijët dhe gratë duke u siguruar mjete transporti për t’i shpëtuar temperaturave të larta që kanë goditur rajonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA