Elbasan, ambulantët në protestë; nuk pranojnë kasën fiskale
17/09/2015 14:30
Tregtarët e tregut industrial në qytetin e Elbasanit zhvilluan një protestë para Drejtorisë së Tatimeve, ku kërkuan të përjashtohen nga kërkesa për vendosjen e kasës fiskale dhe të mos u sekuestrohet malli të cilin disa prej tyre e kanë të magazinuar prej 10 vitesh.
Ata thanë se, duke qenë tregtarë ambulantë e kanë të pamundur të përballojnë një gjë të tillë. Sipas tregtarëve, e vetmja gjë që u ka mbetur është të mbyllin aktivitetin dhe qindra familje të përfundojnë pa asnjë të ardhur.
Ata u shprehën se Drejtoria e Tatimeve duhet të verifikojë gjendjen ekonomike të çdo subjekti përpara marrjes së masave ekstreme si gjobat apo sekuestrimi i mallit.
Top Channel