Pas WhatsApp një tjetër aplikacion shumë popullor, sidomos mes adoleshentëve nis shërbim me para. Snapchat, i cili mori famë për mesazhet e fotot, “shiko dhe fshi”, që fshihen automatikisht pas disa sekondash, tradhëton origjinën e tij dhe parimin e sekretit dhe tashmë i jep mundësi përdoruesve të ndalen pak më shumë tek fotot, por me pagesë.

Me një përditësim të fudit, ai i jep mundësi përdoruesve të blejnë tre foto për 99 cent dollarë.

Prej kohësh Snapchat parashikonte një riprodhim falas në ditë që do të vazhdojë të jetë për të gjithë përdoruesit. Për shoqërinë, çdo rishikim shihet si një kompliment”, pra si një “Like” i Facebook, kështu që nuk ka pse të ngelet vetëm në një të tillë në ditë.

Dy vjet më parë përfundoi edhe epoka falas e WhatsApp, abonentët e vjetër vazhdojnë të përdorin falas shërbimin e mesazheve.

Në 2013 ai shkarkoi aplikaconi për të cilin duhet të paguash 99 cent dollarë. Me të njëjtin sistem pagese Snapchat ka prezantuar edhe funksionin e ri të quajtur Lenses, një filtër i posaçëm për selfie. Mjafton të prekësh ekranin pasi ke bërë një foto dhe do të happen opsione të ndryshme modifikimi, mes të cilave dhe efektet 3D.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA