Strehimi i refugjatëve, miliarderi egjiptian në bisedime për blerjen e dy ishujve grekë
16/09/2015 17:30
Miliarderi egjiptian Naguib Sawiris, i cili ka thënë se dëshiron të blejë ishuj të Mesdheut për të zgjidhur çështjen e strehimit të emigrantëve, aktualisht është në bisedime për të blerë dy ishuj privatë grekë.
UNHCR-ja, agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara, i ka ofruar bashkëpunim miliarderit për këtë projekt, që mendohet se mund të kushtojë rreth 100 milionë dollarë.
Sawiris e bëri ofertën e tij për blerjen e ishujve grekë ose italianë rreth dy javë më parë, me qëllim që të ndihmonte refugjatët nga Siria.
Ai pati thënë për AFP-në: “Sigurisht që është e mundshme. Në Mesdhe ka shumë ishuj të shkretë dhe që mund të strehojnë mijëra refugjatë. Bëhet fjalë për një strehim të përkohshëm, sigurisht”.
Top Channel