Konferenca e OBSH-së vlerëson Shqipërinë me çmim për antiduhanin

16/09/2015 13:20

Respektimi për herë të parë i ligjit antiduhan në ambiente të brendshme në Shqipëri është vlerësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në sesionin e 65 të zyrës Rajonale të OBSH për Europën që po zhvillohet në Vilnus të Lituanisë, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vlerësuar me çmimin Botëror “JO duhanit ” për vendosjen në radhë të parë të shëndetit të qytetarëve .

“Këtë vit u dhanë 6 çmime të ditës botërore pa duhan në rajonin europian të OBSH dhe një prej përfituesve është ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë Ilir Beqaj .Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen për kontrollin e duhanit në 2006. Në të njëjtin vit u hartua legjislacioni përkatës, por zbatimi mbeti i dobët për shkak të mungesës së një vullneti politik dhe udhëheqjes së asaj kohe”, tha Dr .Suzanna Jakab, drejtore rajonale e OBSH për Europën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë jep çdo vit çmimin e dites botërore pa duhan për individë dhe organizata të përzgjedhura me kujdes në shenjë vlerësimi për arritjet e tyre për kontrollin e duhanit dhe zbatimin e konventës së OBSH . Ky çmim vlerëson arritjet ndërkombëtare në luftën kundër epidemisë globale të duhanit . Ndonëse Shqipëria kishte një ligj që ndalonte konsumimin e tij në ambiente të mbyllura që në vitin 2006, vetëm në vitin 2013 u arrit që ky ligj të gjente zbatim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA