Facebook është duke testuar leximin e ftesave për ngjarje, që do të thotë se askush nuk mund të ankohet më se ka humbur njoftimin.

Kjo komandë, ende në testim, do u tregojë miqve që janë ftuar në një event se “e kanë parë” mesazhin. Facebook shpreson që kjo të ndihmojë njerëzit të sigurohen se kanë ftuar njerëzit që dëshirojnë dhe të dijnë se të ftuarit e kanë marrë ftesën.

Me këto mesazhe, Facebook thekson leximin e ftesave, dhe ndryshe nga WhatsApp apo iMessage, ky opsion nuk mund të çaktivizohet. Pra, nuk ka një mënyrë që të ndalosh njerëzit t’i shikojnë këto mesazhe.

Në këtë mënyrë do të dalë jashtë funksionit justifikimi se nuk e kisha parë ftesën, pasi në të do të lexojë “Seen”, pra, që e keni parë. Megjithatë ky opsion vazhdon të jetë në fazën e testimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA