F1, zjarret në Indonezi vënë në pikëpyetje garën e Singaporit

14/09/2015 14:45

Zjarret që kanë përfshirë Indonezinë pritet që të kenë një ndikim edhe në Çmimin e Madh të Singaporit në Botërorin e Formulës 1. Mjegulla e hirtë e krijuar prej tyre ka vënë në alarm organizatorët e kësaj gare, të cilët do të monitorojnë me kujdes situatën e krijuar në vendin aziatik.

Në ditët e fundit janë anuluar disa aktivitete sportive në Singapor, ndërkohë që për garën e Formulës 1 janë ngritur dyshime.
 
“Shfaqja e mjegullës së hirtë të krijuar pas zjarreve është një prej problemeve që rrethon Çmimin e Madh të Singaporit. Nëse ky fenomen do të shkaktojë probleme me pamjen apo shëndetin publik, atëherë ne do të mblidhemi për të marrë një vendim në lidhje me këtë ngjarje”, tha një prej zëdhënësve të kësaj gare për Reuters.

Çmimi i Madh i Singaporit, që zhvillohet nën dritën e prozhektorëve, është gara e 13 në kalendarin e Formulës 1. Pas 12 garave të para, ai që kryeson në renditje është Lewis Hamilton me 53 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës te Mercedes, Nico Rosberg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA